1. E ëmbël puna, Per’ndia im, Që t’këndoj e Ty t’jap lëvdim, N’mëngjes t’tregoj për dashurin’, Natën të flas për vërtet’sin’.
2. E ëmbël dit’ për t’shenjt’ pushim. S’do më bezdis’ asnjë shqet’sim. Zemra mbushet plot harmoni, Ting’llon si harp’ e Davidit!
3. Zemra n’Zotin më triumfon, Pun’t e Tij, fjal’t e Tij bekon. Sa shum’ ndriçojn’ pun’t e hirshme! Sa t’thella k’shillat hyjnore!
4. Por emrit Tënd me plot triumf Do t’i këndoj n’ditët pa fund, Kur shoh në mbretërit’ plot g’zim Fytyrën Tënde plot lumt’rim!
5. M’kati, armiku më i keq Pushtet mbi mua s’do të ket’. T’miat dob’si do t’i varros, Satani më s’do më brengos’.
6. Pastaj do shoh, dëgjoj dhe di Gjithçka që n’jet’ pata dëshir’, Çdo forc’ gjen të ëmblin pun’sim N’bot’ të përjetshme me gëzim.