1. Drit’ e ungjillit po shkëlqen
Në k’të dit’, t’mëvonshme,
Askush me t’till’ inteligjenc’
Prej t’vërtet’s t’mos ndahet.
Gjërat e çmuara vulosur,
Botës mbajtur n’fsheht’si,
Shenjtor’ve ua zbuloi Zoti,
Siç bëri në lasht’si.
2. Me prift’rin’ t’rivendosur sot,
Udhën prap’ gatiti,
T’vdekurit fjal’n e Tij t’dëgjojn’
Dhe t’i binden ligjit.
Siç Krishti shkoi t’predikonte
Te shpirtrat në burgim,
Shum’ shenjtor’ shkuan t’vdekurve
T’u mësojn’ ungjillin.
3. Ne për ta, për miqt’ tan’ më t’shtrenjt’,
Po, mund t’pag’zohemi,
Që me të drejtët t’ngrihen prej
Boris’ t’Gabrielit;
Që t’mund të vijn’ prap’ me Krishtin,
Kur në tok’ Ai t’zbres’,
Me Të dhe miqt’ e tyre t’rrin’,
Të mbret’rojn’ një mij’ vjet.
4. Tani shenjtor’ sot g’zohuni,
Shpëtimtar’ mund t’jeni
Për gjith’ t’vdekurit q’ungjillit
I binden e jan’ t’lir’.
Dhe le t’ngrihemi pa shtrëngim,
Për t’dashurit t’punojm’,
Se ata kan’ dhën’ miratim,
Presin që ne t’veprojm’.
Teksti: Joel H. Johnson, 1802–1882
Muzika: Gottfried W. Fink, 1783–1846