Book cover

Shufra e Hekurt

Himne, 179

0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Nefit, shikuesit të lasht’, I erdh’ vegim i urt’, Ku fjala e shenjt’ iu shfaq Si shufër e hekurt.

Fort shufrën e hekurt shtrëngo, Drit’ e vërtet’, e fort’. Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo; Të sigurt na drejton.

2. Ndërsa këtu në tok’ udh’tojm’, Në mes gjith’ tundimit, Mes mjegullës s’err’sirës shkojm’ Çdo or’ plot me rrezik.

Fort shufrën e hekurt shtrëngo, Drit’ e vërtet’, e fort’. Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo; Të sigurt na drejton.

3. Kur tundimet pran’ i kemi, Shtegun nuk e shikojm’, Te shufra mund t’mbështetemi, Ndihm’ qiellore t’kërkojm’.

Fort shufrën e hekurt shtrëngo, Drit’ e vërtet’, e fort’. Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo; Të sigurt na drejton.

4. Dhe, dor’ për dor’, përgjat’ shufrës, Mes dit’ve që pasojn’, Me lutje t’zjarrt’ dhe këng’ plot shpres’, Udhën do të vazhdojm’.

Fort shufrën e hekurt shtrëngo, Drit’ e vërtet’, e fort’. Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo; Të sigurt na drejton.

5. Pushimin e art’ larg shohim, Ku shufra t’na drejtoj’, Ku me engjëjt plot drit’, bekim, Përher’ do të jetojm’.