1. Sot, kur ndrin dielli, me d’shir’ puno;
– Sot gjith’ detyrat me durim plot’so.
Sot, kur zogjt’ këndojn’, mos ki shqet’sim;
Jetën dhurat’ quaj, botën të mir’.
Sot, pra sot, me d’shir’ puno;
Sot, pra sot, detyrat plot’so.
Sot, pra sot, bëj sa t’mundesh;
Sot të punosh që nesër gati të jesh.
2. Sot kërko më t’vlefshmen se arin,
Paqen dhe g’zimin që gjenden në bashkim.
Sot kërko perla që n’zemër ndrijn’;
Këtu kur punojm’, zgjidh ç’ësht’ më e mir’.
Sot, pra sot, me d’shir’ puno;
Sot, pra sot, detyrat plot’so.
Sot, pra sot, bëj sa t’mundesh;
Sot të punosh që nesër gati të jesh.
3. Sot kërko mir’sin’ dhe t’vërtetën,
Si hir për rinin’ dhe kuror’ për jetën.
Sot, kur zemra rreh, i vërtet’ ji,
I patundur gjersa fundi të vij’.
Sot, pra sot, me d’shir’ puno;
Sot, pra sot, detyrat plot’so.
Sot, pra sot, bëj sa t’mundesh;
Sot të punosh që nesër gati të jesh.
Teksti: L. Clark, rreth 1880, ndrysh.
Muzika: Evan Stephens, 1854–1930