1. Që të gjith’ thirremi gjersa lufta t’mbaroj’;
T’lumtur jemi! T’lumtur jemi!
Ushtar’ në ushtrin’ që për kurorën lufton;
Do t’fitojm’ dhe kurorën t’kemi.
Shpejt drejt betejës, shpejt drejt fushës;
Me mburojën e së vërtetës,
Flamurin mbani me krenari!
Plot me gëzim, me gëzim drejt shtëpis’ marshojm’.
Që të gjith’ thirremi gjersa lufta t’mbaroj’;
T’lumtur jemi! T’lumtur jemi!
Ushtar’ në ushtrin’ që për kurorën lufton;
Do t’fitojm’ dhe kurorën t’kemi.
2. Tingujt e betejës dëgjohen fort e qart’;
Bashkohuni! Bashkohuni!
Për ushtarët ja po presim; ka vullnetar’?
Përreth kryqit të përbashkuar.
Ja! gjersa Prij’si sot t’ju thërras’;
T’mos ket’ vones’, mos humbisni rast!
Për Shpëtimtarin; të luftoni!
Plot me gëzim, me gëzim drejt shtëpis’ marshojm’.
Që të gjith’ thirremi gjersa lufta t’mbaroj’;
T’lumtur jemi! T’lumtur jemi!
Ushtar’ në ushtrin’ që për kurorën lufton;
Do t’fitojm’ dhe kurorën t’kemi.
3. Për mbret’rin’ luftojm’ dhe botën kemi armik;
T’lumtur jemi! T’lumtur jemi!
Me ushtrin’ t’bashkuar, ne me këng’ do t’ecim;
Fitore do t’kemi përgjithmon’.
Rreziku gjendet – pse frik’ t’kemi?
Jezus, Udh’heq’sin, pran’ e kemi.
Do të na mbrojë, ngush’lloj’ Ai.
Plot me gëzim, me gëzim drejt shtëpis’ marshojm’.
Që të gjith’ thirremi gjersa lufta t’mbaroj’;
T’lumtur jemi! T’lumtur jemi!
Ushtar’ në ushtrin’ që për kurorën lufton;
Do t’fitojm’ dhe kurorën t’kemi.
Teksti: Anon., The New Golden Chain, Nju-Jork, 1866
Muzika: William B. Bradbury, 1816–1868