1. Kur tufat ruanin barinjt’,
At’ nat’ në tok’ t’ulur,
Posht’ zbriti engjëll’ i Zotit
Dhe lavdi shkëlqeu.
“Mos druani”, u tha, sepse
Të frik’suar ishin;
“Ju sjell lajme gëzimi t’madh
Ju dhe gjith’ njer’zimit.”
2. “Për ju n’qytet të Davidit
U lind pasardh’s i tij,
Shpëtimtari q’ësht’ Zoti Krisht,
Dhe kjo do t’jet’ shenja:
Qielloren Foshnje do t’gjeni,
Nga njer’zit për t’u par’,
Mbështjell’ me pelena t’thjeshta,
Në grazhd i vendosur.”
3. Kështu tha engjëlli dhe ja,
Një ushtri qiellore
U shfaq që Per’ndin’ lëvdonte
Me këng’, ai u foli:
“Per’ndis’ nga lart lavdi i qoft’
Dhe paqe past’ në tok’.
Nga qiell’ vullnet i mir’ njer’zve
Filloft’ dhe mos mbaroft’.”
Teksti: Nahum Tate, 1652–1715; bazuar te Lluka 2:8–14
Muzika: Këngë Krishtlindjeje nga Jorkshajër, rreth 1800