1. Udhën mund ta bësh t’ndritshme,
Shpirtin plot drit’ qiellore,
Nëse drit’ në zemër ke;
Errësirën në dit’ kthe,
Ku hijet fluturojn’ tej,
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
Nëse drit’ në zemër ke,
Mund të dërgosh një rreze
Që natën në dit’ e kthen;
Shqet’simet gjith’ largohen
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
2. Mund t’i flasësh fjal’ t’dashur
Zemrës me inat t’mbushur;
Nëse drit’ në zemër ke;
Dhe pse pa rënd’si duket,
Sjell bekime qiellore,
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
Nëse drit’ në zemër ke,
Mund të dërgosh një rreze
Që natën në dit’ e kthen;
Shqet’simet gjith’ largohen
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
3. Mund të bësh diçka të mir’
Nëse ka nevoj’ një fqinj,
Nëse drit’ në zemër ke;
Barrën e tij do ta ndash,
Kur atij leht’sim t’i jap’sh,
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
Nëse drit’ në zemër ke,
Mund të dërgosh një rreze
Që natën në dit’ e kthen;
Shqet’simet gjith’ largohen
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
4. Mund t’jetosh një jet’ plot g’zim
N’botën plot grindje, mundim,
Nëse drit’ në zemër ke;
Shpirti yt dashuri ka Nga
Drita që vjen nga lart,
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
Nëse drit’ në zemër ke,
Mund të dërgosh një rreze
Që natën në dit’ e kthen;
Shqet’simet gjith’ largohen
Nëse drit’ në zemër ti sot ke.
Teksti: Helen Silcott Dungan, rreth 1899
Muzika: James M. Dungan, 1851–1925