1. Në një pranver’ të art’, atje posht’ nën dhe,
Një far’ e vogël n’gjum’ flinte gjersa dielli t’ndrinte.
Zgjohu, zgjohu, far’ e vogël!
Shtyhu drejt dritës lart!
Dita po ndrin. Me gjith’ fuqin’,
Shtyhu drejt dritës lart!
2. Në një pranver’ të art’, u ngrit Jezusi
Dhe e la varrin ku shtrihej; t’vdekjes lidhje k’puti.
Zgjohu, zgjohu, bot’ e përgjum’!
Vështro drejt dritës lart!
Munden njer’zit t’jetojn’ përs’ri.
Vështro drejt dritës lart!
3. Në një pranver’ të art’, atje në korij’,
Ati dhe Biri u shfaqën kur u lut Jozefi.
Zgjohu, zgjohu, secili komb!
Merr të ungjillit drit’!
Ungjilli k’tu ësht’pra për ju.
Merr të lavdishmen drit’!
Fjalët: Virginia Maughan Kammeyer, 1925–1999. © 1989 IRI
Muzika: Crawford Gates, 1921–2018. © 1989 IRI