Auto-scroll is most reliable with MIDI (computer-generated) audio.
Practice
Rri Qet’, O Shpirt
1. Rri qet’, o shpirt: Zoti pran’ të qëndron;Kryq t’dhembjes, hidh’rimit mbaj me durim.Per’ndin’ lejo t’vendos’ dhe t’siguroj’;Ai besnik do mbetet në çdo ndryshim.Rri qet’, o shpirt: Miku m’i mir’ qiellor,Mes vështir’sish t’çon te një fund gazmor.
2. Rri qet’, o shpirt: Per’ndia zotohet,Si në të shkuarën, udh’heq t’ardhmen.Shpresa, besimi yt t’mos tronditen;Ç’ësht’ sot e fshehur, në fund do t’shkëlqej’.Rri qet’, o shpirt: Valët, er’rat njohin,Zën’ e Tij q’sundoi, kur k’tu Ai jetoi.
3. Rri qet’, o shpirt: Koha po afron shpejt,Kur përgjithmon’ do jemi me Zotin,Kur zhgënjim, hidh’rim dhe frik’ më t’mos ket’,Pik’llim më s’ka, veç t’dashuris’ gëzim.Rri qet’, o shpirt: Kur lotët lihen pas,T’sigurt, t’bekuar do mblidhemi prap’.
Teksti: Katharina von Schlegel, l. 1697; përkth. nga Jane Borthwick, 1813–1897