Auto-scroll is most reliable with MIDI (computer-generated) audio.
Practice
Loading…
Per’ndi, At’ i Përjetshëm
1. Per’ndi, At’ i Përjetshëm,Që n’mes të qiellit rron,N’emër t’Jezusit t’lutimT’bekosh e shenjtërosh,Nëse të pastër jemi,K’të buk’ dhe këtë uj’,Që at’ dhurat’ hyjnoreNe të gjith’ të kujtojm’ –
2. Atë flijim të shenjtë,Që njer’zit s’kuptonin,Që fajet të na falen,Trupin, gjakun marrim,Që përher’ të dëshmojmëVuajtjen e Birit Tënd,Dhe Shpirtin e Tij t’kemi,Që zemrat t’na bëj’ një.
3. Jezusi, i Vajosur,Nga qielli lart zbriti,Jetën dha të fitonteShpirtrat me dashuri –I bukur Ai nuk dukej,Sa njer’zve mend’ t’u marr’ –Ai ësht’ ShpëtimtariQë na pastron me zjarr.
4. Sa urti e pamasë,Plani i shenjtëris’,Që bëri t’plot’ shpëtimin,Zotin veshi me mish.Të ec’ në botën e TijPothuajse njeri t’jet’,Në gjendje të lart’suar,T’vdes’ o gjithçka humbet.