Auto-scroll is most reliable with MIDI (computer-generated) audio.
Practice
Loading…
Përmir’so t’Ndritshmet Çaste
1. Përmir’so t’ndritshmet çaste;Mos i lër’ të të shkojn’.Puno sa dielli ndriçon;Se nata po afron.Ne s’mund ta urdh’rojm’ diellinQëndrim’n e tij të zgjat’.As s’mund t’i kërkojm’ hijesPërher’ të qëndroj’ larg.
2. Koha fluturon shum’ shpejt;Prapa nuk mund ta kthejm’Vjen dhe ikën përparaNëpër të sajin shteg.Po t’mos jemi t’kujdesshëm,Rasti do t’venitet.Se jeta ikën shum’ shpejt,Si një dit’ e vetme.
3. Ashtu si dimri pasonDitët e verës s’ngroht’,Gëzimet mund t’na shuhenDhe më mos t’i shikojm’.A nuk duhet t’provojmëÇdo dit’ diçka t’fitojm’,Që t’jemi të dobishëmDhe çdo gabim t’përçmojm’?
4. Përmir’so çdo çast t’ndritshëm.Të sigurt të bën kjo,Se zelli siguri sjellEdhe bekime plot.Urt’sia të drejtoftë;I ndershëm n’zemër t’jesh;Per’ndia do t’bekojëDhe ndihm’ përher’ do kesh.