Auto-scroll is most reliable with MIDI (computer-generated) audio.
Practice
Loading…
O Ati Im
1. O Ati im, Ti që banonN’vendin e lart’, plot lavdi,Kur do jem sërish pran’Teje Dhe të t’shoh Ty përsëri?A në vendbanimin Tënd t’shenjt’Shpirti im jetoi dikur?N’fëmij’rin’ time të hershme,Pran’ Teje a u rrita un’?
2. Për një qëllim t’urt’, t’lavdishëm,K’tu në tok’ më vendoseDhe m’largove nga kujtesaMiqt’ e par’, lindjen time.Por diçka e fshehtë shpeshher’M’thoshte: “K’tu i huaj je”.Ndieja se un’ kisha ardhurNga një m’e lart’suar sfer’.
3. Mësova të t’quaj Ty At’,Përmes Shpirtit Tënd nga lart,Por, gjersa kyç’ i dituris’U rivendos, s’dija psen’.Në qiej a ka prindër t’vetëm?Jo, kuptim s’ka kjo ide!E vërteta e përjetshmeMë thot’ kam një nën’ atje.
4. Kur në vdekshmëri të mos rroj,Kur k’të jet’ të brisht’ t’le pas,At’ dhe Nën’, a mund t’ju takojN’mbret’roret oborre lart?Më në fund kur t’kem plot’suarÇfar’ m’dërguat të bëj un’,Me të përbashkët miratimM’lini t’vij, t’jetoj me ju.