1. Ju q’thirreni t’punoni, t’shërbeni për Per’ndin’,
    T’caktuar nga fjal’ e Tij, t’bekuar me prift’rin’,
    T’u predikoni njer’zve lajmin për ungjillin
    Dhe t’shpallni n’male paqen, t’vërtetën, shpëtimin:
  
 
  
    2. Ambicje t’kot’ mos lini, as të botës lavdi,
    T’njollosin mendjen tuaj; si burra silluni.
    Kur zërat ju t’i ngrini lart e fort si bori,
    Kombeve n’gjum’ t’u thoni: “Për Perëndin’ gati!”
  
 
  
    3. Prej fjal’ve t’padobishme, krenaris’ dor’ hiqni;
    Pa u lodhur lutuni, në t’vërtet’ qëndroni.
    Ngush’llu’si do t’ju mësoj’, bekime ju dërgon.
    Gjer në fund Shpëtimtari me ju do jet’ gjithmon’.
  
 
  
    4. Per’ndia besim do u jap’, bekime ju presin.
    Mbi vdekjen shpërblim keni lavdin’ dhe triumfin,
    Shpejt duke mbajtur duaj, do t’vini në Sion,
    Hidh’rim s’do të shijoni veç t’lavdishmen kuror’.
    
  
 
                   
                  
                  
                
                
                
                  Teksti: Mary Judd Page, 1818–1907
Muzika: Daniel B. Towner, 1850–1919