Book cover

Me Mua Rri; Ësht’ Muzg Tani

Himne, 93


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Me mua rri; ësht’ muzg tani. Dita mbaroi e shkoi; Terri i mbrëmjes po afron; Nata sapo fillon. Ti mik zemre i mir’pritur, Në shtëpin’ time rri.

O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri; Shiko, ësht’ muzg tani. O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri; Shiko, ësht’ muzg tani.

2. Me mua rri; ësht’ muzg tani. Tek ecja sot me Ty, Zemra më digjej n’kraharor, Kur flisnim ne të dy. Me t’vlefshmet fjal’ shpirtin ma mbush, Pran’ Teje dua t’rri.

O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri; Shiko, ësht’ muzg tani. O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri; Shiko, ësht’ muzg tani.

3. Me mua rri; ësht’ muzg tani, N’vetmi kjo nat’ do shkoj’ Nëse me Ty dot s’bisedoj E dritën Tënde s’gjej. Err’sirës s’botës i druhem, Se mos n’shtëpi më vjen.

O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri; Shiko, ësht’ muzg tani. O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri; Shiko, ësht’ muzg tani.