1. Me mua rri; ësht’ muzg tani.
Dita mbaroi e shkoi;
Terri i mbrëmjes po afron;
Nata sapo fillon.
Ti mik zemre i mir’pritur,
Në shtëpin’ time rri.
O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;
Shiko, ësht’ muzg tani.
O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;
Shiko, ësht’ muzg tani.
2. Me mua rri; ësht’ muzg tani.
Tek ecja sot me Ty,
Zemra më digjej n’kraharor,
Kur flisnim ne të dy.
Me t’vlefshmet fjal’ shpirtin ma mbush,
Pran’ Teje dua t’rri.
O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;
Shiko, ësht’ muzg tani.
O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;
Shiko, ësht’ muzg tani.
3. Me mua rri; ësht’ muzg tani,
N’vetmi kjo nat’ do shkoj’
Nëse me Ty dot s’bisedoj
E dritën Tënde s’gjej.
Err’sirës s’botës i druhem,
Se mos n’shtëpi më vjen.
O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;
Shiko, ësht’ muzg tani.
O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri;
Shiko, ësht’ muzg tani.
Teksti: M. Lowrie Hofford, 1825–1888
Muzika: Harrison Millard, 1830–1895