1. Ngrihu Sion lavdiplot’,
Ti i sotmi gëzim.
Në ty mbështeten shenjtor’t,
Për t’gjetur një pushim.
Ngrihu, shkëlqe plot madh’shti
Mes së botës zymti,
Sepse Per’ndia, mbrojt’si,
Ësht’ jet’ dhe drit’ tani.
2. Prej të bekuarit Sion
Ungjilli shpërndahet,
Bes’lidhjen na e zbulon,
Që tër’ toka t’mblidhet.
Dhe shenjtor’t lajm u sjellin
Gjith’ bijve t’njer’zimit;
Përs’ri te Sioni të vijn’
Me këng’, me t’shëlbuarit.
3. Mes vuajtjes së dhimbshme
N’shtegun e ngusht’ ecim,
Ndeshemi me tundimet
Që të fitojm’ bekim.
Por qëndres’ e patundur,
Me lavdin’ në mendje,
Siguria e Shpirtit,
Do na sjell’ fitore.
4. Bekona, O At’ qiellor,
Që besnik’ të jemi,
Bashk’ me t’drejtët t’mblidhemi,
Shpëtimin Tënd t’shohim!
Dhe me të qiellit ushtri,
T’këndojm’ për pavdek’sin’;
Ai që gjakun derdhi
T’na shëlbej’, past’ lavdin’.
Teksti: William G. Mills, 1822–1895
Muzika: George Careless, 1839–1932