1. Shih! Një ushtri mbret’rore,
Me shpata dhe flamuj’,
Po marshon për fitore
Sot në t’jetës betej’.
E mbushur plot ushtarë,
T’bashkuar dhe të fort’,
Që ndjekin Komandantin
Dhe me gëzim këndojn’:
Fitore, fitore,
Përmes Shëlbuesit ton’!
Fitore, fitore,
Përmes Krishtit, Zotit!
Fitore, fitore, fitore,
Përmes Krishtit, Zotit!
2. Po përparon armiku,
Ushtar’t trima sulmojn’,
Dhe ata kurr’ s’ngurrojnë;
Guximi s’u mungon.
Prij’si u th’rret: “Besnikë!”
Ata fjalën pasojn’;
Sinjal’n e Tij shikojnë
Dhe me gëzim këndojn’:
Fitore, fitore,
Përmes Shëlbuesit ton’!
Fitore, fitore,
Përmes Krishtit, Zotit!
Fitore, fitore, fitore,
Përmes Krishtit, Zotit!
3. O, kur lufta t’mbarojë,
Përleshja të pushoj’,
Kur që të gjith’ të mbli dhen
Nën vellon e paqes,
Para Mbretit t’përjetshëm,
Ai grup i fuqishëm
Emrin e Tij e lavd’ron
Dhe këtë këng’ këndon:
Fitore, fitore,
Përmes Shëlbuesit ton’!
Fitore, fitore,
Përmes Krishtit, Zotit!
Fitore, fitore, fitore,
Përmes Krishtit, Zotit!
Teksti: Fanny J. Crosby, 1820–1915
Muzika: Adam Geibel, 1855–1933