1. Eja, Mbret i Mbret’ve!
Ty t’kemi pritur gjat’,
Shërim në krahët ke,
Njer’zit për t’çliruar.
Eja dëshir’ e kombeve
Izraeli në sh’pi t’mblidhet.
2. Eja, m’katin t’mbarosh
Dhe tokën ta pastrosh,
Drejt’sin’ t’vendosësh Ti,
Që shenjtor’ n’harmoni
Me këng’ plot g’zim dhe lumturi,
T’mir’presin paq’sorin mbret’rim.
3. Hosana do kumboj’
Prej të shpenguarve,
Lavdia do jehoj’
Me këng’ triumfu’se;
Do mbushet hap’sir’ e qiellit,
Me himne t’ëmbla nga Sioni.
4. I paqes, jetës Princ!
N’fronin Tënd mir’sevjen!
Teksa t’gjith’ t’zgjedhurit
Zotin e tyre t’ken’,
Kombet pagan’ do bien n’gjunj’,
Dhe Ty do t’përlëvdoj’ çdo gjuh’.
Teksti: Parley P. Pratt, 1807–1857
Muzika: Anon., rreth 1889