1. Kur në dallg’t e jetës ti përplasur je,
Kur pa shpres’ mendon se gjithçka humbur ke,
Numëro bekimet që ke një nga një
Dhe do të habitesh çfar’ Zoti ka bër’!
Numëro bekimet
Një nga një
Numëroji;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
Shum’ bekime,
Thuaji një nga një.
Numëro bekimet;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
2. A je rënduar me halle ndonjëher’?
I rënd’ duket kryqi që të mbash ti ke?
Numëro bekimet; t’ikën çdo dyshim
Dhe do të këndosh me zemër dit’ për dit’.
Numëro bekimet
Një nga një
Numëroji;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
Shum’ bekime,
Thuaji një nga një.
Numëro bekimet;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
3. Kur shikon të tjerët me tok’ e flori,
Mendo ç’pasuri që Krishti ka për ty.
Numëro bekimet; paret s’mund të blejn’
Shpërblimin në qiell dhe shtëpin’ atje.
Numëro bekimet
Një nga një
Numëroji;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
Shum’ bekime,
Thuaji një nga një.
Numëro bekimet;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
4. Kur je mes shqet’simesh, t’vogla o t’mëdha,
Kurajën mos humb; Per’ndia ësht’ mbi gjithçka.
Numëro bekimet, engjëjt pran’ i ke,
Ndihm’ dhe ngushëllim ti gjer në fund do t’kesh.
Numëro bekimet
Një nga një
Numëroji;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
Shum’ bekime,
Thuaji një nga një.
Numëro bekimet;
Shih Per’ndia ç’ka bër’.
Teksti: Johnson Oatman i Riu, 1856–1922
Muzika: Edwin O. Excell, 1851–1921