1. Fjal’ t’lavdishme për ty thuhen, Sion, qytet i Per’ndis’! Ai që fjala nuk i shkelet, Ty për vendbanim t’zgjodhi. Ngritur mbi Shkëmb të përjet’shëm, Çfar’ mund të na prish’ çlodhjen? Rrethuar me mur t’shpëtimit, U buz’qesh ti armiqve.
2. Shih! Përrenj uj’rash të gjallë, Vijn’ prej dashuris’ t’qiellit, F’mij’t e Tu mir’ sigurojnë, Frik’n e that’sirës largojn’. Rreth çdo banese në pritje, Shih t’dal’ reja dhe zjarri Si lavdi dhe mbulesë jan’, Tregojn’ se Zoti ësht’ pran’.
3. Banor’ t’bekuar t’Sionit, Bler’ me gjak t’Shpëtimtarit; Jezusi, që i besuan, I bën prift’rinj t’Perëndis’. Tek i ngre shenjtor’t n’dashuri, Kur Ai si Mbret t’mbret’roj’, Si prift’rinj, lavde solemne T’gjith’ për fal’nderim t’ofrojn’.