1. Fjal’ t’lavdishme për ty thuhen,
Sion, qytet i Per’ndis’!
Ai që fjala nuk i shkelet,
Ty për vendbanim t’zgjodhi.
Ngritur mbi Shkëmb të përjet’shëm,
Çfar’ mund të na prish’ çlodhjen?
Rrethuar me mur t’shpëtimit,
U buz’qesh ti armiqve.
2. Shih! Përrenj uj’rash të gjallë,
Vijn’ prej dashuris’ t’qiellit,
F’mij’t e Tu mir’ sigurojnë,
Frik’n e that’sirës largojn’.
Rreth çdo banese në pritje,
Shih t’dal’ reja dhe zjarri
Si lavdi dhe mbulesë jan’,
Tregojn’ se Zoti ësht’ pran’.
3. Banor’ t’bekuar t’Sionit,
Bler’ me gjak t’Shpëtimtarit;
Jezusi, që i besuan,
I bën prift’rinj t’Perëndis’.
Tek i ngre shenjtor’t n’dashuri,
Kur Ai si Mbret t’mbret’roj’,
Si prift’rinj, lavde solemne
T’gjith’ për fal’nderim t’ofrojn’.
Teksti: John Newton, 1725–1807
Muzika: Franz Joseph Haydn, 1732–1809