1. Shpres’ e Izraelit jeni,
Fëmij’ të premtimit sot,
Shih, sinjalin po jep Prij’si
Dhe beteja sa fillon!
Shpres’ e Izraelit ngri
Shpatën tënde të drejt’sis’;
Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!”
Armikun ta shkatërrosh.
2. I rreshtuar në mëkate,
Armiku s’numërohet.
Shpres’ e Izraelit n’betej’;
Sot fitorja t’arrihet!
Shpres’ e Izraelit ngri
Shpatën tënde të drejt’sis’;
Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!”
Armikun ta shkatërrosh.
3. Rroft’ Sioni, posht’ gabimi;
Armikut shpatën i l’sho!
Çdo goditje çarmatimi;
Çdo hap drejt fitores shkon.
Shpres’ e Izraelit ngri
Shpatën tënde të drejt’sis’;
Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!”
Armikun ta shkatërrosh.
4. Shpejt do të mbaroj’ beteja;
Çdo armik do të bjer’ posht’.
Rini e Sionit para;
Për të fitores kuror’.
Shpres’ e Izraelit ngri
Shpatën tënde të drejt’sis’;
Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!”
Armikun ta shkatërrosh.
Teksti: Joseph L. Townsend, 1849–1942
Muzika: William Clayson, 1840–1887