1. O sa urti dhe dashuri Q’oborret n’qiell mbushte, Nga lart dërgoi Shpëtimtarin, T’gjakosej dhe t’vdiste!
2. Të shtrenjtin gjak lirisht derdhi; Jetën e dha për ne, Për m’katin i pafajshëm fli, Botën të shpëtonte.
3. Prej bindjes Jezusi fitoi Çmimin me plot lavdi: “Vullneti Yt u bëft’ Per’ndi”, Fjal’ stoli t’jetës s’Tij.
4. Shtegun shënoi, udhën tregoi, Në çdo drejtim na prin Në drit’ dhe jet’, dit’ pa mbarim, Ku diell’ i Per’ndis’ ndrin.