1. O sa urti dhe dashuri
Q’oborret n’qiell mbushte,
Nga lart dërgoi Shpëtimtarin,
T’gjakosej dhe t’vdiste!
2. Të shtrenjtin gjak lirisht derdhi;
Jetën e dha për ne,
Për m’katin i pafajshëm fli,
Botën të shpëtonte.
3. Prej bindjes Jezusi fitoi
Çmimin me plot lavdi:
“Vullneti Yt u bëft’ Per’ndi”,
Fjal’ stoli t’jetës s’Tij.
4. Shtegun shënoi, udhën tregoi,
Në çdo drejtim na prin
Në drit’ dhe jet’, dit’ pa mbarim,
Ku diell’ i Per’ndis’ ndrin.
5. N’kujtim të trupit të thyer,
Bukën e ndar’ marrim
Dhe me kupën dëshmojm’ çdo her’
Besim n’Krishtin, Prij’sin.
6. Sa i madh, i lavdishëm, i mir’
Ësht’ plan’ i shëlbimit,
Ku drejt’si, dashuri, mëshir’
Takohen n’harmoni!
Teksti: Eliza R. Snow, 1804–1887
Muzika: Thomas McIntyre, 1833–1914