1. Un’ besoj në Krisht; ësht’ Mbreti im!
Me gjith’ zemër do t’i thur himn;
Zën’ do ngre me lavd’rim dhe gaz,
Plot miratim do brohoras.
Un’ besoj në Krisht; Bir’ i Per’ndis’.
Në tok’ t’rronte, erdh’ mes njer’zis’.
Ai shëroi dhe ringjalli.
T’mira bëri; past’ veç lavdi.
2. Un’ besoj në Krisht, t’bekuarin!
Bir’ i Maris’ erdh’ për mbret’rim
Mes të vdekshmish fisi i Tij,
T’i shpëtonte prej mëkatit.
Un’ besoj në Krisht, që udh’n shënoi,
Që gjith’ çfar’ Ati kish, fitoi,
Që njer’zve u tha: “Më ndiqni,
O miq, që me Per’ndin’ t’jeni”.
3. Un’ besoj në Krisht – Zotin, Per’ndin’!
Këmbët m’i ngul Ai n’ungjillin.
Do t’adhuroj me gjith’ forcën;
Burim drite, t’vërtete ësht’.
Un’ besoj në Krisht; Ai më shpëton.
Prej Satanit Ai më çliron.
Me gaz do rroj, me dashuri
N’oborret e Tij n’përjet’si.
4. Un’ besoj në Krisht; ësht’ m’i larti!
Ëndrrën më t’shenjt’ fitoj prej Tij;
Kur mes hidh’rimit, dhembjes t’shkoj,
Zën’ e Tij d’gjoj: “Do të fitosh”.
Un’ besoj në Krisht; le t’vij’ ç’të doj’,
Në t’madhen dit’ me Të qëndroj,
Kur n’tok’ të vij’ Ai përsëri
T’sundoj’ mes bijve të njer’zis’.
Teksti: Bruce R. McConkie, 1915–1985. © 1972 IRI
Muzika: John Longhurst, l. 1940. © 1985 IRI