1. Un’ besoj në Krisht; ësht’ Mbreti im! Me gjith’ zemër do t’i thur himn; Zën’ do ngre me lavd’rim dhe gaz, Plot miratim do brohoras. Un’ besoj në Krisht; Bir’ i Per’ndis’. Në tok’ t’rronte, erdh’ mes njer’zis’. Ai shëroi dhe ringjalli. T’mira bëri; past’ veç lavdi.
2. Un’ besoj në Krisht, t’bekuarin! Bir’ i Maris’ erdh’ për mbret’rim Mes të vdekshmish fisi i Tij, T’i shpëtonte prej mëkatit. Un’ besoj në Krisht, që udh’n shënoi, Që gjith’ çfar’ Ati kish, fitoi, Që njer’zve u tha: “Më ndiqni, O miq, që me Per’ndin’ t’jeni”.
3. Un’ besoj në Krisht – Zotin, Per’ndin’! Këmbët m’i ngul Ai n’ungjillin. Do t’adhuroj me gjith’ forcën; Burim drite, t’vërtete ësht’. Un’ besoj në Krisht; Ai më shpëton. Prej Satanit Ai më çliron. Me gaz do rroj, me dashuri N’oborret e Tij n’përjet’si.
4. Un’ besoj në Krisht; ësht’ m’i larti! Ëndrrën më t’shenjt’ fitoj prej Tij; Kur mes hidh’rimit, dhembjes t’shkoj, Zën’ e Tij d’gjoj: “Do të fitosh”. Un’ besoj në Krisht; le t’vij’ ç’të doj’, Në t’madhen dit’ me Të qëndroj, Kur n’tok’ të vij’ Ai përsëri T’sundoj’ mes bijve të njer’zis’.