1. Izrael, Per’ndia po th’rret
T’th’rret nga tokat mjerim plot.
Babilonia po shembet,
Per’ndia po e shkat’rron.
Eja në Sion ti eja
Para se zem’rimi t’rrjedh’.
Eja në Sion ti eja
Para se zem’rimi t’rrjedh’.
2. Izrael, Per’ndia po flet.
Zërin e Çliru’sit d’gjo.
Për popullin e Tij t’zgjedhur,
Mëngjes lavdie fillon.
Eja në Sion ti eja
Brenda mureve gëzo.
Eja në Sion ti eja
Brenda mureve gëzo.
3. Izrael, engjëjt po zbresin
Nga botët çelestiale,
Njeriut forcën t’i japin,
Që shenjtorët n’shpi t’kthehen.
Eja në Sion ti eja
Pran’ ësht’ Zoti që po vjen.
Eja në Sion ti eja
Pran’ ësht’ Zoti që po vjen.
4. Izrael, si mund të qëndrosh
Në të shtrembta, t’zymta udh’?
Gisht’ i gjykimit drejtohet
Për vones’ t’pa përligjur.
Eja në Sion ti eja!
Sioni lavde do thur’.
Eja në Sion ti eja!
Sioni lavde do thur’.
Teksti: Richard Smyth, 1838–1914
Muzika: Charles C. Converse, 1832–1918