1. Erdhi në një mesnat’ të qart’, Këng’ e lasht’ lavdi plot, Nga engjëj që prekin harpat, Përkulur përmbi tok’: “Paqe në tok’, njer’zve mir’si Prej t’hirshmit Mbret qiellor”. Bota dëgjon në qetësi Që ja engjëjt këndojn’.
2. Vijn’ përmes q’ejve të hapur Me krahët plot paqe, Të gjith’ botën e lodhur mbush Muzika qiellore. Mbi fushat e trishtuara Përkulen, fluturojn’, Dhe mbi tingujt e rrëmujës, Engjëjt e shenjt’ këndojn’.
3. Se ditët që profetët pan’, Me nxitim po afrojn’, Kur koha që më par’ u tha, Vjen n’vitet që pasojn’. Kur qielli dhe toka e re, T’Paqes Princ, Mbret t’pranojn’ Dhe tër’ bota këngën jehon Tani engjëjt këndojn’.