1. Erdhi në një mesnat’ të qart’,
Këng’ e lasht’ lavdi plot,
Nga engjëj që prekin harpat,
Përkulur përmbi tok’:
“Paqe në tok’, njer’zve mir’si
Prej t’hirshmit Mbret qiellor”.
Bota dëgjon në qetësi
Që ja engjëjt këndojn’.
2. Vijn’ përmes q’ejve të hapur
Me krahët plot paqe,
Të gjith’ botën e lodhur mbush
Muzika qiellore.
Mbi fushat e trishtuara
Përkulen, fluturojn’,
Dhe mbi tingujt e rrëmujës,
Engjëjt e shenjt’ këndojn’.
3. Se ditët që profetët pan’,
Me nxitim po afrojn’,
Kur koha që më par’ u tha,
Vjen n’vitet që pasojn’.
Kur qielli dhe toka e re,
T’Paqes Princ, Mbret t’pranojn’
Dhe tër’ bota këngën jehon
Tani engjëjt këndojn’.
Teksti: Edmund H. Sears, 1810–1876
Muzika: Richard S. Willis, 1819–1900