1. Drit’, më drejto përmes territ rrethu’s;
Ti më drejto!
E errët ësht’ nata, larg shtëpis’ jam;
Ti më drejto!
Mos m’lër t’bie; nuk po kërkoj të shoh
Vendin e larg’t – një hap mua m’mjafton.
2. I till’ nuk isha un’, as lutesha
Që t’më drejtosh.
Doja t’zgjidhja shtegun tim, por tani,
Ti më drejto!
Doja n’sy t’bija dhe krenaria
M’pushtonte. T’shkuara vite s’kujtoj.
3. Prej forcës Tënde un’ bekuar jam
Do t’më drejtoj’
Mbi moçal, shkrep edhe rrëke, gjersa
Nata të shkoj’.
Bashk’ me mëngjesin qeshin fytyrat,
T’dashura prej kohësh pak t’humbura!
Teksti: John Henry Newman, 1801–1890
Muzika: John B. Dykes, 1823–1876