Book cover

M’sues, Furtuna po Shtohet

Himne, 55

0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. M’sues, furtuna po shtohet! Valët lart ja po ngrihen! Qielli nga err’sira po zihet. Streh’ ose ndihm’ pran’ s’gjendet. Nuk ke frik’ se ne do t’mbarojm’? Në gjum’ si po pushon Kur kaq çmendurisht një varr në thell’si Çdo çast po na kërcënon?

Era dhe valët do të binden Ty: Paq’, qet’si. Zem’rimi i detit plot stuhi, As djajt’, as njer’zit, as çfar’do që të vij’, S’ka uj’ të gëlltis’ anijen ku rri Zoti i detit, tokës dhe qiellit. Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty: Paq’, qet’si; paq’, qet’si. Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty: Paq’, paq’, qet’si.

2. M’sues, mbushur me ankth në shpirt Sot në hidh’rim përkulem. Në thell’si zemra më shqet’sohet. Zgjohu, më shpëto, t’lutem! Përrenj mëkati dhe ankthi Shpirtin tim po pushtojn’ Dhe po mbaroj! Po mbaroj! Mësues. O, nxito dhe më ndihmo!

Era dhe valët do të binden Ty: Paq’, qet’si. Zem’rimi i detit plot stuhi, As djajt’, as njer’zit, as çfar’do që të vij’, S’ka uj’ të gëlltis’ anijen ku rri Zoti i detit, tokës dhe qiellit. Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty: Paq’, qet’si; paq’, qet’si. Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty: Paq’, paq’, qet’si.

3. M’sues, tani tmerri mbaroi. Natyra ëmbël pushon. Dielli mbi liqen pasqyrohet, Krahërori im gëzon. Rri k’tu, Shëlbues i bekuar! Vetëm të mos qëndroj Dhe në port do t’arrij plot me gëzim, Në breg me hare t’pushoj.