1. M’sues, furtuna po shtohet!
Valët lart ja po ngrihen!
Qielli nga err’sira po zihet.
Streh’ ose ndihm’ pran’ s’gjendet.
Nuk ke frik’ se ne do t’mbarojm’?
Në gjum’ si po pushon
Kur kaq çmendurisht një varr në thell’si
Çdo çast po na kërcënon?
Era dhe valët do të binden Ty:
Paq’, qet’si. Zem’rimi i detit plot stuhi,
As djajt’, as njer’zit, as çfar’do që të vij’,
S’ka uj’ të gëlltis’ anijen ku rri
Zoti i detit, tokës dhe qiellit.
Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty:
Paq’, qet’si; paq’, qet’si.
Të gjith’ ëmbëlsisht të binden
Ty: Paq’, paq’, qet’si.
2. M’sues, mbushur me ankth në shpirt
Sot në hidh’rim përkulem.
Në thell’si zemra më shqet’sohet.
Zgjohu, më shpëto, t’lutem!
Përrenj mëkati dhe ankthi
Shpirtin tim po pushtojn’
Dhe po mbaroj! Po mbaroj! Mësues.
O, nxito dhe më ndihmo!
Era dhe valët do të binden Ty:
Paq’, qet’si. Zem’rimi i detit plot stuhi,
As djajt’, as njer’zit, as çfar’do që të vij’,
S’ka uj’ të gëlltis’ anijen ku rri
Zoti i detit, tokës dhe qiellit.
Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty:
Paq’, qet’si; paq’, qet’si.
Të gjith’ ëmbëlsisht të binden
Ty: Paq’, paq’, qet’si.
3. M’sues, tani tmerri mbaroi.
Natyra ëmbël pushon.
Dielli mbi liqen pasqyrohet,
Krahërori im gëzon.
Rri k’tu, Shëlbues i bekuar!
Vetëm të mos qëndroj
Dhe në port do t’arrij plot me gëzim,
Në breg me hare t’pushoj.
Era dhe valët do të binden Ty:
Paq’, qet’si. Zem’rimi i detit plot stuhi,
As djajt’, as njer’zit, as çfar’do që të vij’,
S’ka uj’ të gëlltis’ anijen ku rri
Zoti i detit, tokës dhe qiellit.
Të gjith’ ëmbëlsisht të binden Ty:
Paq’, qet’si; paq’, qet’si.
Të gjith’ ëmbëlsisht të binden
Ty: Paq’, paq’, qet’si.
Teksti: Mary Ann Baker, rreth 1831–1921
Muzika: H. R. Palmer, 1834–1907