1. Me nj’zë do këndojm’ tani,
Për një profet të Zotit,
Që sjell t’çmuarën fjal’ të Tij,
G’zon shenjtorët si n’lasht’si.
Kur toka ndodhej n’err’sir’,
Ai kërkoi një udh’ më t’mir’,
“Shko, vreshtin Tim krasit, bir!”
D’gjoi t’i thot’ Shpëtimtari.
2. At’her’ një engjëll vërtet,
Për një bekim të njer’zve,
Prift’rin’ bëri t’risillet
Me të lashtën pastërti.
Jozefin ai frym’ zoi;
Po, zemrën e tij ndriçoi,
Me dritën që dëshiroi
Për punën e drejtësis’.
3. Dhe Librin e Mormonit,
Me bes’lidhje t’përtërir’,
Ai përktheu me shenjtëri,
Për hebrenjt’ dhe johebrenjt’.
T’Per’ndis’ urdh’rime njer’zve,
Për shenjtor’t besnik’ jepen,
T’bekojn’ kërkuesen mendje,
Nga Jezusi i erdhën.
4. T’çmuara vitet që vijn’,
Kur t’drejtët mblidhen në sh’pi,
Kur t’prehen në lumturi,
Në t’madh’rishmin mij’vjeçar.
T’urtët n’botën plot mjerim,
Mbi armiqt’ do ken’ ngadh’njim,
Rritet e Sionit mbret’ri
Më e d’lir’ për përjet’sin’.
Teksti: William W. Phelps, 1792–1872
Muzika: Joseph J. Daynes, 1851–1920