Book cover

O Ati Im

Himne, 190


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. O Ati im, Ti që banon N’vendin e lart’, plot lavdi, Kur do jem sërish pran’ Teje Dhe të t’shoh Ty përsëri? A në vendbanimin Tënd t’shenjt’ Shpirti im jetoi dikur? N’fëmij’rin’ time të hershme, Pran’ Teje a u rrita un’?

2. Për një qëllim t’urt’, t’lavdishëm, K’tu në tok’ më vendose Dhe m’largove nga kujtesa Miqt’ e par’, lindjen time. Por diçka e fshehtë shpeshher’ M’thoshte: “K’tu i huaj je”. Ndieja se un’ kisha ardhur Nga një m’e lart’suar sfer’.

3. Mësova të t’quaj Ty At’, Përmes Shpirtit Tënd nga lart, Por, gjersa kyç’ i dituris’ U rivendos, s’dija psen’. Në qiej a ka prindër t’vetëm? Jo, kuptim s’ka kjo ide! E vërteta e përjetshme Më thot’ kam një nën’ atje.

4. Kur në vdekshmëri të mos rroj, Kur k’të jet’ të brisht’ t’le pas, At’ dhe Nën’, a mund t’ju takoj N’mbret’roret oborre lart? Më në fund kur t’kem plot’suar Çfar’ m’dërguat të bëj un’, Me të përbashkët miratim M’lini t’vij, t’jetoj me ju.