1. O Ati im, Ti që banon
N’vendin e lart’, plot lavdi,
Kur do jem sërish pran’
Teje Dhe të t’shoh Ty përsëri?
A në vendbanimin Tënd t’shenjt’
Shpirti im jetoi dikur?
N’fëmij’rin’ time të hershme,
Pran’ Teje a u rrita un’?
2. Për një qëllim t’urt’, t’lavdishëm,
K’tu në tok’ më vendose
Dhe m’largove nga kujtesa
Miqt’ e par’, lindjen time.
Por diçka e fshehtë shpeshher’
M’thoshte: “K’tu i huaj je”.
Ndieja se un’ kisha ardhur
Nga një m’e lart’suar sfer’.
3. Mësova të t’quaj Ty At’,
Përmes Shpirtit Tënd nga lart,
Por, gjersa kyç’ i dituris’
U rivendos, s’dija psen’.
Në qiej a ka prindër t’vetëm?
Jo, kuptim s’ka kjo ide!
E vërteta e përjetshme
Më thot’ kam një nën’ atje.
4. Kur në vdekshmëri të mos rroj,
Kur k’të jet’ të brisht’ t’le pas,
At’ dhe Nën’, a mund t’ju takoj
N’mbret’roret oborre lart?
Më në fund kur t’kem plot’suar
Çfar’ m’dërguat të bëj un’,
Me të përbashkët miratim
M’lini t’vij, t’jetoj me ju.
Teksti: Eliza R. Snow, 1804–1887
Muzika: James McGranahan, 1840–1907