Book cover

Lutja Ësht’ Dëshir’ e Shpirtit

Himne, 83


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Lutja ësht’ dëshir’ e shpirtit, Me zë o pa shprehur, Që dridhje I jep krah’rorit Si një zjarr i fshehur.

2. Lutja ësht’ thelb’ i psher’timës, Vështrim i syrit lart, Rënia e lotit kur askush Veç Per’ndis’ nuk ësht’ pran’.

3. Lutja ësht’ fjala më e thjesht’ Që buz’ e foshnjës nxjerr; Lutja, melodit’ më t’larta Për Madhërin’ në qiell.

4. Lutja ësht’ fryma për jetën, Ajri i t’krishterit, Parulla tek t’vdekjes porta, Me të hyn n’qiell ai.

5. Lutja ësht’ zë i m’katarit T’penduar që kthehet, Kur engjëjt me këngë gëzojn’ Dhe thon’: “Ja, ai lutet!”

6. Shenjtorët në lutje tok rrin’ Në fjal’, mendje, veprim, Ndërsa me Atin dhe Birin Gëzojnë shoqërim.

7. Lutje nuk ka vetëm në tok’, Shpirti i Shenjt’ lutet, Dhe Jezus’ te fron’ i Atit Për m’katarët lutet.

8. Ti që te Per’ndia na sjell, Jeta, e Vërteta! Shtegun e lutjes që Ti shkel, Zot dhe ne mësona.