1. Lutja ësht’ dëshir’ e shpirtit,
Me zë o pa shprehur,
Që dridhje I jep krah’rorit
Si një zjarr i fshehur.
2. Lutja ësht’ thelb’ i psher’timës,
Vështrim i syrit lart,
Rënia e lotit kur askush
Veç Per’ndis’ nuk ësht’ pran’.
3. Lutja ësht’ fjala më e thjesht’
Që buz’ e foshnjës nxjerr;
Lutja, melodit’ më t’larta
Për Madhërin’ në qiell.
4. Lutja ësht’ fryma për jetën,
Ajri i t’krishterit,
Parulla tek t’vdekjes porta,
Me të hyn n’qiell ai.
5. Lutja ësht’ zë i m’katarit
T’penduar që kthehet,
Kur engjëjt me këngë gëzojn’
Dhe thon’: “Ja, ai lutet!”
6. Shenjtorët në lutje tok rrin’
Në fjal’, mendje, veprim,
Ndërsa me Atin dhe Birin
Gëzojnë shoqërim.
7. Lutje nuk ka vetëm në tok’,
Shpirti i Shenjt’ lutet,
Dhe Jezus’ te fron’ i Atit
Për m’katarët lutet.
8. Ti që te Per’ndia na sjell,
Jeta, e Vërteta!
Shtegun e lutjes që Ti shkel,
Zot dhe ne mësona.
Teksti: James Montgomery, 1771–1854
Muzika: George Careless, 1839–1932