1. Shkëmb Koh’rash për mua i çar’,
Më lër t’fshihem n’Ty mua;
Lejo ujin dhe gjakun,
Rrjedh’ nga ij’ e plagosur,
Dyfish m’katin të shërojn’,
Nga zem’rimi t’më shpëtojn’.
2. Veprat e duarve t’mia,
S’plot’sojn’ kërkesa t’ligjit;
Zelli im t’mos njoh’ pushim,
Gjithmon’ lotët t’më rrjedhin,
S’mund ta shlyejn’ gjith’ m’katin;
T’më shpëtosh duhesh veç Ti.
3. Ndërsa marr k’të t’shkurtër frym’,
Kur nga vdekja mbyllen syt’,
Kur t’ngrihem n’bot’ që s’i njoh
Dhe Ty n’fronin Tënd të shoh,
Shkëmb Koh’rash për mua i çar’,
Më lër t’fshihem n’Ty mua.
Teksti: Augustus M. Toplady, 1740–1778
Muzika: Thomas Hastings, 1784–1872