Book cover

Kontrollo Ndjenjat

Himne, 212


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im; M’so shpirtin tënd impulsiv. Mos zbut emocionet e tij, Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’. Kontrollo ndjenjat; forcën gjen, Në mendjen e qet’, gjakftoht’. Pasioni shkat’rron arsyen, Shikimin më t’qart’ verbon.

Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im; M’so shpirtin tënd impulsiv. Mos zbut emocionet e tij, Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.

2. Kontrollo ndjenjat; kurr’ mallkim’n Askujt ti mos ia uro, Dhe pse val’ e akuzimit Si e vërtet’ mund t’kaloj’. D’gjo mbrojtje para vendimit, Drita të mund të shkëlqej’, Ty të të tregoj’ fëlliq’sin’ Që ësht’ nën rrëken’ e cekt’.

Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im; M’so shpirtin tënd impulsiv. Mos zbut emocionet e tij, Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.

3. Nëse të bien mundimet, Kur kryet pa mbrojtje ke, Kontrollo ndjenjat ndaj sprovës, Hidh’rimi të largohet. Pa të drejt’ a u përbuze? A fillon bota t’përqesh’? Me urt’si zem’rimin pak’so; Inatin kontrolloje.

Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im; M’so shpirtin tënd impulsiv. Mos zbut emocionet e tij, Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.

4. Në k’të siguri t’gjesh prehjen: Pafajsin’ koha ndihmon, Kur vazhdon me durim të qet’, Respekt, mbrojtje ti fiton. Fisnikët kan’ ndjenja t’mira; Ndjenjat një fllad i trazon; T’ëmblat zbulesa t’ungjillit Me dashuri i qet’sojn’.

Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im; M’so shpirtin tënd impulsiv. Mos zbut emocionet e tij, Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.

5. Zemrat që jan’ kaq të ndjeshme, T’përforcuara duhet t’jen’, Me qëndru’shmëri t’mësohen, T’përfshira n’qet’si të jen’. Me dashje kënd mos lëndoni, T’fitoj’ forc’ e arsyes; Ju ndjenjat i kontrolloni N’shtegun e drejt’ ushtroni.

Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im; M’so shpirtin tënd impulsiv. Mos zbut emocionet e tij, Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.