1. Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im;
M’so shpirtin tënd impulsiv.
Mos zbut emocionet e tij,
Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.
Kontrollo ndjenjat; forcën gjen,
Në mendjen e qet’, gjakftoht’.
Pasioni shkat’rron arsyen,
Shikimin më t’qart’ verbon.
Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im;
M’so shpirtin tënd impulsiv.
Mos zbut emocionet e tij,
Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.
2. Kontrollo ndjenjat; kurr’ mallkim’n
Askujt ti mos ia uro,
Dhe pse val’ e akuzimit
Si e vërtet’ mund t’kaloj’.
D’gjo mbrojtje para vendimit,
Drita të mund të shkëlqej’,
Ty të të tregoj’ fëlliq’sin’
Që ësht’ nën rrëken’ e cekt’.
Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im;
M’so shpirtin tënd impulsiv.
Mos zbut emocionet e tij,
Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.
3. Nëse të bien mundimet,
Kur kryet pa mbrojtje ke,
Kontrollo ndjenjat ndaj sprovës,
Hidh’rimi të largohet.
Pa të drejt’ a u përbuze?
A fillon bota t’përqesh’?
Me urt’si zem’rimin pak’so;
Inatin kontrolloje.
Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im;
M’so shpirtin tënd impulsiv.
Mos zbut emocionet e tij,
Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.
4. Në k’të siguri t’gjesh prehjen:
Pafajsin’ koha ndihmon,
Kur vazhdon me durim të qet’,
Respekt, mbrojtje ti fiton.
Fisnikët kan’ ndjenja t’mira;
Ndjenjat një fllad i trazon;
T’ëmblat zbulesa t’ungjillit
Me dashuri i qet’sojn’.
Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im;
M’so shpirtin tënd impulsiv.
Mos zbut emocionet e tij,
Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.
5. Zemrat që jan’ kaq të ndjeshme,
T’përforcuara duhet t’jen’,
Me qëndru’shmëri t’mësohen,
T’përfshira n’qet’si të jen’.
Me dashje kënd mos lëndoni,
T’fitoj’ forc’ e arsyes;
Ju ndjenjat i kontrolloni
N’shtegun e drejt’ ushtroni.
Kontrollo ndjenjat, vëlla’ im;
M’so shpirtin tënd impulsiv.
Mos zbut emocionet e tij,
Kontroll t’ket’ zër’ i urt’sis’.
Teksti: Charles W. Penrose, 1832–1925. © 1948 IRI
Muzika: George F. Root, 1820–1895