Cover art

Himne (2015, 2021-digital), no. 80
Or’ e Lutjes



0:00 0:00
Audio

Or’ e Lutjes

1. Or’ e lutjes! Or’ e lutjes! Që prej shqet’simeve më th’rret Dhe te fron’ i Atit më fton D’shirat e mia që t’i njoh’. Në stinët e hidhërimit, Shpirti më ka gjetur leht’sim, Shpëtim nga kurthi tundues Me kthimin tënd, or’ e lutjes! Shpëtim nga kurthi tundues Me kthimin tënd, or’ e lutjes!

2. Or’ e lutjes! Or’ e lutjes! Në krah’ do mbash timen kërkes’ Ndaj Atit që besnikërin’ Përfshin për ta bekuar shpirtin. Meqë më fton Atë t’shikoj, Fjalën, hirin e Tij t’besoj, Atij do i lë çdo përkujdes Për ty do pres, or’ e lutjes! Atij do i lë çdo përkujdes Për ty do pres, or’ e lutjes!

Teksti: Kontrb. nga William W. Walford, 1772–1850, ndrysh.

Muzika: William B. Bradbury, 1816–1868, ndrysh.



Teksti: Kontrb. nga William W. Walford, 1772–1850, ndrysh.

Muzika: William B. Bradbury, 1816–1868, ndrysh.