1. Zoti më ësht’ drit’; pse duhet t’kem frik’?
Pran’ Ai më ësht’ çdo nat’ e çdo dit’.
Prej m’katit, hidh’rimit, Ai m’ësht’ shpëtim;
K’të siguri t’bekuar më sjell Shpirti.
Zoti m’ësht’ drita;
Ai m’ësht’ g’zim edhe këng’.
Çdo dit’ dhe çdo nat’
M’drejton, m’drejton përgjithmon’.
2. Zoti më ësht’ drit’; nëse ret’ shfaqen,
Besim shum’ i fort’ drejt qiellit çohet,
Ku Jezusi përher’ në lavdi mbret’ron.
Si mundem që un’ n’err’sir’ gjithmon’ t’qëndroj?
Zoti m’ësht’ drita;
Ai m’ësht’ g’zim edhe këng’.
Çdo dit’ dhe çdo nat’
M’drejton, m’drejton përgjithmon’.
3. Zoti më ësht’ drit’; Zoti m’ësht’ fort’si.
Me forcën e Tij un’ shum’ do t’arrij.
Dob’sin’ plot mëshir’ ma mbulon me fort’si
Dhe çdo or’ bekohem kur ec’ me besim.
Zoti m’ësht’ drita;
Ai m’ësht’ g’zim edhe këng’.
Çdo dit’ dhe çdo nat’
M’drejton, m’drejton përgjithmon’.
4. Zoti më ësht’ drit’; për mua gjithçka.
Në prani të Tij err’sir’ fare s’ka.
Ai ësht’ Shëlbuesi, Shpëtimtari im.
Me shenjtorët, engjëjt do t’i thur lavd’rim.
Zoti m’ësht’ drita;
Ai m’ësht’ g’zim edhe këng’.
Çdo dit’ dhe çdo nat’
M’drejton, m’drejton përgjithmon’.
Teksti: James Nicholson, 1828–1876
Muzika: John R. Sweney, 1837–1899