1. Ne e ndiejm’ të vërtetën;
Drit’n e ungjillit zbulon.
Nëse fyerje ende ka,
Mjer’ ata q’ato i thon’!
Mos gjyko, që t’mos gjykohesh,
Ishte e Jezusit k’shill’;
Ashtu siç jep, do të t’kthehet,
Bujarisht o pa dëshir’.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë
N’tok’ të lumtur, na drejto,
Ku engjëjt bashkohen me ne
Në lëvdim për Ty gjithmon’.
2. Jezus’ tha: “Ji i përulur”,
T’jesh gjykat’s ësht’ e vështir’;
Mëri t’mos kem, t’jem i dashur,
Nëse dua t’jem i d’lir’.
E vazhdu’shme duhet puna
M’simeve për t’iu bindur.
Nëse fqinjin vërtet dua,
N’udhën e ngusht’ un’ kam hyr’.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë
N’tok’ të lumtur, na drejto,
Ku engjëjt bashkohen me ne
Në lëvdim për Ty gjithmon’.
3. Njëher’ dikujt tjetër i thash’:
“Në sy një lëmishte ke;
Nëse je një mik, një vëlla,
Prit dhe më lër të ta nxjerr”.
Por un’ mir’ nuk mund ta shihja,
Se t’errët kisha shikim’n.
Kur më qart’ un’ e kërkova,
Një tra kisha n’syrin tim.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë
N’tok’ të lumtur, na drejto,
Ku engjëjt bashkohen me ne
Në lëvdim për Ty gjithmon’.
4. Nëse v’llan’ më shum’ e dua,
Lëmishten t’ia heq tër’sisht,
At’her’ shkëlqen më qart’ drita,
Se syri ësht’ vend i brisht’.
Të tjerët shpesh i qortova
Për diçka si lëmishtja;
Tani dua ta heq k’të tra;
O që lotët le ta lajn’!
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë
N’tok’ të lumtur, na drejto,
Ku engjëjt bashkohen me ne
Në lëvdim për Ty gjithmon’.
5. Dashuria na sjell shërim;
Do të jap’ shikim më t’qart’;
Kur pash’ dështim të vëllait,
Un’ të drejt’ nuk kisha mjaft.
Tani më nuk do t’kem shqet’sim;
Hir’ i Jezusit gjithçka;
Lëmishtet jan’ gjë pa rënd’si
Kur mendoj për atë tra.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë
N’tok’ të lumtur, na drejto,
Ku engjëjt bashkohen me ne
Në lëvdim për Ty gjithmon’.
Teksti: Eliza R. Snow, 1804–1887; refreni nga M. E. Abbey
Muzika: Charles Davis Tillman, 1861–1943