Book cover

Ne e Ndiejm’ të Vërtetën

Himne, 178


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Ne e ndiejm’ të vërtetën; Drit’n e ungjillit zbulon. Nëse fyerje ende ka, Mjer’ ata q’ato i thon’! Mos gjyko, që t’mos gjykohesh, Ishte e Jezusit k’shill’; Ashtu siç jep, do të t’kthehet, Bujarisht o pa dëshir’.

Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë N’tok’ të lumtur, na drejto, Ku engjëjt bashkohen me ne Në lëvdim për Ty gjithmon’.

2. Jezus’ tha: “Ji i përulur”, T’jesh gjykat’s ësht’ e vështir’; Mëri t’mos kem, t’jem i dashur, Nëse dua t’jem i d’lir’. E vazhdu’shme duhet puna M’simeve për t’iu bindur. Nëse fqinjin vërtet dua, N’udhën e ngusht’ un’ kam hyr’.

Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë N’tok’ të lumtur, na drejto, Ku engjëjt bashkohen me ne Në lëvdim për Ty gjithmon’.

3. Njëher’ dikujt tjetër i thash’: “Në sy një lëmishte ke; Nëse je një mik, një vëlla, Prit dhe më lër të ta nxjerr”. Por un’ mir’ nuk mund ta shihja, Se t’errët kisha shikim’n. Kur më qart’ un’ e kërkova, Një tra kisha n’syrin tim.

Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë N’tok’ të lumtur, na drejto, Ku engjëjt bashkohen me ne Në lëvdim për Ty gjithmon’.

4. Nëse v’llan’ më shum’ e dua, Lëmishten t’ia heq tër’sisht, At’her’ shkëlqen më qart’ drita, Se syri ësht’ vend i brisht’. Të tjerët shpesh i qortova Për diçka si lëmishtja; Tani dua ta heq k’të tra; O që lotët le ta lajn’!

Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë N’tok’ të lumtur, na drejto, Ku engjëjt bashkohen me ne Në lëvdim për Ty gjithmon’.

5. Dashuria na sjell shërim; Do të jap’ shikim më t’qart’; Kur pash’ dështim të vëllait, Un’ të drejt’ nuk kisha mjaft. Tani më nuk do t’kem shqet’sim; Hir’ i Jezusit gjithçka; Lëmishtet jan’ gjë pa rënd’si Kur mendoj për atë tra.

Shpëtimtar, gjersa t’arrijmë N’tok’ të lumtur, na drejto, Ku engjëjt bashkohen me ne Në lëvdim për Ty gjithmon’.