1. Pusho, o bebi im, një ngjarje t’tregoj,
Sesi Zoti Jezus n’tok’ erdhi t’banoj’;
Sesi në një vend larg, ja përtej detit,
U lind foshnj’ e vogël, e dashur, si ti.
Ninanana, bebi i vogli.
Fli, foshnj’ e vogël, pa pasur ti frik’.
Ninanana, bebi i vogli.
Zoti kujdeset për t’voglin e Tij.
2. Ngjarja u tregua nga engjëjt plot drit’,
Kur rreth tyre ndriste një drit’ nga qielli.
Yjet shkëlqenin, por një udhën tregoi
Dhe mbi vendin ku foshnja ndodhej, qëndroi.
Ninanana, bebi i vogli.
Fli, foshnj’ e vogël, pa pasur ti frik’.
Ninanana, bebi i vogli.
Zoti kujdeset për t’voglin e Tij.
3. Barinjtë e gjetën, siç engjëjt u than’,
Të voglin t’panjohur, pa djep për një shtrat.
Atje posht’ në grazhd, i qet’ Ai shtrihej,
Ky i vogli Jezus në kasht’ po flinte.
Ninanana, bebi i vogli.
Fli, foshnj’ e vogël, pa pasur ti frik’.
Ninanana, bebi i vogli.
Zoti kujdeset për t’voglin e Tij.
Fjalët dhe muzika: Joseph Ballantyne, 1868–1944
Ostinato: Patricia Haglund Nielsen, 1936–2009. © 1989 IRI