1. Pranë zemrës së Bariut,\nPranë jan’ delet e Tij;\nPran’ ësht’ dashuria e Tij,\nMë pran’ se gjith’ pasurit’.\nPranë zemrës së Bariut,\nJan’ delet e humbura;\nMbi malet Ai po i ndjek,\nMbi shum’ të thella uj’ra.\n\n[Chorus]\nJasht’ në shkret’tir’ ata enden,\nT’uritur dhe të pashpres’;\nPër t’i shpëtuar po nxiton,\nQë në tuf’ prapë t’i sjell’.\n\n2. Pranë zemrës së Bariut,\nPranë jan’ qengjat e Tij;\nDisa nga kullota humbin,\nT’uritur dhe të pashpres’.\nBariu i mir’ po kërkon,\nT’humburit qengja kërkon,\nKur ata sillen plot me g’zim,\nPa fund çmimi që shpëton.\n\n[Chorus]\nJasht’ në shkret’tir’ ata enden,\nT’uritur dhe të pashpres’;\nPër t’i shpëtuar po nxiton,\nQë në tuf’ prapë t’i sjell’.\n\n3. Pranë zemrës së Bariut,\nPran’ jan’ të “nënt’dhjet’ e nënt’”;\nPran’ jan’ delet e larguara\nNë shkretëtir’ po treten.\nShih! Ai me dëshir’ thërret,\nButë duke u lutur:\n“A s’do t’i kërkoni ata,\nQë nga vatha kan’ humbur?”\n\n[Chorus]\nJasht’ në shkret’tir’ ata enden,\nT’uritur dhe të pashpres’;\nPër t’i shpëtuar po nxiton,\nQë në tuf’ prapë t’i sjell’.\n\n4. Kullotat e gjelbra ftojnë;\nTë ëmbla ujërat jan’.\nZot, ne t’përgjigjemi g’zueshëm:\n“Po, Zoti yn’ do t’i gjejm’!\nNdihmësbarinj të Tu na bëj;\nDashuri të thell’ na jep.\nNë shkretëtir’ Ti na dërgo,\nT’humburat dele t’kërkojm’.”\n\n[Chorus]\nJasht’ në shkret’tir’ ata enden,\nT’uritur dhe të pashpres’;\nPër t’i shpëtuar ne nxitojm’,\nQë në tuf’ prap’ t’i sjellim.\n