1. Një engjëll që nga lart,
T’gjatën heshtje prishi;
K’to fjal’të hirshme tha,
I zbritur nga qielli:
Ja, n’Kumorahn e vetmuar
Një anal i shenjt’ ësht’ fshehur.
Ja, n’Kumorahn e vetmuar
Një anal i shenjt’ ësht’ fshehur.
2. Moroni vulosi,
Për shum’ koh’ t’qëndronte,
Prap’ t’fliste nga pluh’ri,
T’Zotit urdhër t’priste.
Përsëri do të dal’ në drit’
Në tok’ të shpall’ t’Krishtit mbret’ri.
Përsëri do të dal’ në drit’
Në tok’ të shpall’ t’Krishtit mbret’ri.
3. Për t’Jozefit bij flet
Mbetjen bën të njohur,
T’kombeve t’vdekura,
Që jetuan dikur.
Përs’ri plot’sin’ e ungjillit
Do të zbulojn’ faqet e tij.
Përs’ri plot’sin’ e ungjillit
Do të zbulojn’ faqet e tij.
4. U plot’sua koha,
Dita e pritur gjat’;
T’largohet err’sira,
Toka bindje të jap’.
Vulat hiqni; larg t’shpalosen
Botës drit’, lavd’ t’i zbulohen.
Vulat hiqni; larg t’shpalosen
Botës drit’, lavd’ t’i zbulohen.
5. Plot g’zim Izraeli
Do t’mblidhet në shtëpi,
Do t’përdor’ pasurin’
T’ngrer’ Jerusalemin,
Kur Sioni ngrihet, do shkëlqej’,
Do mbush’ tok’n me t’shenjtën t’vërtet’.
Kur Sioni ngrihet, do shkëlqej’,
Do mbush’ tok’n me t’shenjtën t’vërtet’.
Teksti: Parley P. Pratt, 1807–1857
Muzika: John E. Tullidge, 1806–1873