Himne,
no. 123
Engjëjt nga Lart Dëgjonim
Engjëjt nga Lart Dëgjonim
1. Engjëjt nga lart dëgjonim,
N’fusha ëmbël këndonin,
Malet u përgjigjeshin,
Këng’ të g’zu’shme jehonin.
Gloria in excelsis Deo.
Gloria in excelsis Deo.
2. Barinj, pse gjith’ ky kremtim?
Pse zgjatni t’lumtura këng’?
Cili ësht’ lajmi plot g’zim,
Që nxiti q’elloren këng’?
Gloria in excelsis Deo.
Gloria in excelsis Deo.
3. N’Bethlehem shkoni, shihni
Atë që këng’ i thuret;
Shkoni n’gjunj’ adhuroni,
Zotin Krisht, t’lindurin Mbret.
Gloria in excelsis Deo.
Gloria in excelsis Deo.
Teksti: Këngë franceze Krishtlindjeje, rreth 1862
Muzika: Këngë franceze Krishtlindjeje
Teksti: Këngë franceze Krishtlindjeje, rreth 1862
Muzika: Këngë franceze Krishtlindjeje