1. Shih Shëlbuesin e madh që vdes,
Që të kënaq’ një ligj pa shpres’.
Ai vdes një flijim për m’katin,
Ai vdes një flijim për m’katin,
Që ne t’jetojm’, t’fitojm’ lavdi.
2. Dhembjet e Tij t’ligjt’ i qeshën,
N’duar e këmb’ vrima i bën’;
Dhe me fjal’ fyese, përbuzje,
Dhe me fjal’ fyese, përbuzje,
Kuror’ gjembash i vun’ n’krye.
3. Dhe ndon’se n’agoni u var,
Fjal’ mërmërit’se Ai s’tha.
Detyrën e lart’ plotësoi,
Detyrën e lart’ plotësoi,
Vullnet’n e A tit lartësoi.
4. “O At’, k’të kup’ prej meje hiq.
Por në se do, un’ prap’ e pi.
E kreva punën që m’dhe Ti,
E kreva punën që m’dhe Ti;
Shpirtin Tim me rre prap’ tek Ti.”
5. Ai vdiq dhe nga pamja plot frik’
Dritën e tij largoi dielli!
Toka u drodh, natyra tha:
Toka u drodh, natyra tha:
“Një Perëndi sot vdekur ka!”
6. Ai rron – Ai rron. Me përul’si
K’to simbole të shenjt’ marrim,
Si shenjtor’ t’kohës son’ kërkojm’,
Si shenjtor’ t’kohës son’ kërkojm’,
Sipas vullnetit t’Tij të rrojm’.
Teksti: Eliza R. Snow, 1804–1887
Muzika: George Careless, 1839–1932