1. Eni, ju f’mij’ të Zotit,
Me një zë le të këndojm’
Të gëzueshmen melodi
Zotit ton’ që shpejt do t’vij’
Në k’të tok’ që do të jet’
E pastruar nga çdo e met’,
Kur njer’zit mëkat s’do bëjn’,
N’paqe, dashuri t’jetojn’.
2. Do të ket’ o shum’ gëzim
Shpëtimtarin kur t’shohim!
Kur në drit’ Ai do zbres’,
Ligësi më s’do të mbes’.
O, çfar’ këng’ do t’i thuren
Shpëtimtarit, Zotit Mbret!
Ç’dashuri do mbretëroj’,
Frikën ton’ do të largoj’!
3. Me të bardha veshur t’gjith’,
Do jetojm’ në t’vërtet’, n’drit’,
Këng’ lavd’rimi do këndojm’;
Këng’ hareje do t’ushtojn’.
M’kati tokës do i hiqet.
Çdo krijes’ q’ajo do t’ket’,
Në dashuri do t’jetoj’;
Me g’zim zemrat do t’gufojn’.
Teksti: James H. Wallis, 1861–1940
Muzika: Melodi spanjolle; përsh. nga Benjamin Carr, 1768–1831